Monedhat e huaja “rrëzojnë” Lekun – Paundi rritet me plot 0.8 pikë kundrejt monedhës kombëtare
Monedha kombëtare, leku e ka nisur ditën e martë i dobët përballë monedhave kryesore të huaja. Rritjen më të madhe e ka regjistruar paundi britanik, i cili është forcuar me plot 0.8 lekë për njësi. Sterlina këmbehet sot në pikat e këmbimit valutor për 140.5 le në blerje dhe 141.5 lekë në shitje. Edhe pse marrëveshja Brexit ka krijuar një situatë kaotike për britanikët, me sa duket valuta nuk është ndikuar nga tensionet e krijuara për shkak të saj.
Me 0.5 lekë për njësi është rritur gjithashtu edhe dollari amerikan gjatë ditës së martë, për t’u ngjitur në kuotën e 109.2 lekëve.
Valuta e eurozonës ka ndjekur gjithashtu të njëjtin trend, duke u forcuar minimalisht ndaj lekut me 0.3 pikë. Euro këmbehet të martën për 124.1 lekë në blerje dhe 124.7 lekë në shitje.
Franga zvicerane po ashtu ka zhvlerësuar lekun, duke u rritur me 0.3 lekë për njësi për të mbërritur në kuotën e 109.4 lekëve, ndërsa dollari kanadez është forcuar lehtë ndaj monedhës kombëtare me 0.2 pikë. Sa i takon dollarit australian, është ulur minimalisht me 0.1 pikë dhe këmbehet për 77.7 lekë në blerje dhe 78.5 lekë në shitje.
G.D/SCAN
EUR/ALL 124.10 -124.70
USD/ALL 109.20 -110.00
GBP/ALL 140.50 – 141.50
AUD/ALL 77.70 – 78.50
CAD/ALL 81.70 – 82.50
CHF/ALL 109.40 – 110.00
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.