“Monedhë e Garantuar” – Policia arreston 63-vjeçarin, sekuestron 46 kartëmonedha ‘Euro’
Policia e Shtetit ka njoftuar finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Monedhë e Garantuar”.
Sipas njoftimit, shtetasit mbanin dhe vinin në përdorim kartëmonedha të falsifikuara. Policia ka arrestuar një shtetas dhe ka shpallur dy të tjerë në kërkim. Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë në mbështetje te Forcës Operacionale të D. P. P. u arrestua në flagrancë shtetasi: L. R. 63 vjeç, banues në Tiranë.
Policia ka njoftuar se arrestimi i tij u bë pas një hetimi disa mujor dhe në kuadër të procedimit penal Nr.78 viti 2018, të regjistruar në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër. U bë e mundur gjetja e 46 kartëmonedhave “Euro” me prerje 100-she të dyshuara të falsifikuara, të cilat iu sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Gjithashtu u shpallen në kërkim dhe dy shtetas të tjerë që për shkak të hetimeve nuk bëhen të ditur emrat e tyre.Policia po vijon hetimet për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të kriminal.
Materialet, sipas njoftimit, iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprën penale ”Falsifikimi i monedhave” parashikuar nga neni 183 i Kodit Penal.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.