Monitorimi i zgjedhjeve, Vëzhguesit Vendor: Procesi pozitiv

Procesi zgjedhor ka patur ecuri pozitive, pavarësisht incidenteve te vogla të vërejtura. Ky është konkluzioni paraprak i bërë nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, një ditë pas ditës së zgjedhjeve.
Sipas përfaqësuesve të KVV, trupat e administrimit të zgjedhor në përgjithësi kanë patur një sjellje të kënaqshme kundrejt respektimit të dispozitave ligjore dhe respektimit të të drejtave të votuesve.
Gjatë ditës së zgjedhjeve KVV angazhoi dhe shpërndau në gjithë vendin 1600 vëzhgues të pavarur për të vëzhguar procesin e votimit.
Ata kanë qenë prezent në 541 qendra votimi të zgjedhura ne mënyrë rastësore. Ndërkohë KVV po ndjek edhe procesin e numërimit të votave.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.