Moody`s bën bilancin – SHBA do të humbasë deri në $30 mld nga dy uraganet
Dëmet e dy uaraganëve, Harvey dhe Irma përllogariten mes 150 dhe 200 miliardë dollarëve, vlerëson Moody`s. Llogaritë fillestare të gjigandit të vlerësimeve flasin për një dëm ekonomik në rreth 30 miliardë dollarë.
Për këtë arsye, agjencia e vlerësimeve ka ulur me gjysëm pikë përqindje vlerësimet për rritjen ekonomike të ekonomisë numër një në botë në tremujorin e tretë të këtij viti, në 2.5%. Më parë,
Moody`s kishte përllogaritur koston e Harvey në 86 deri në 108 miliardë dollarë, ndërkohë që për uraganin e dytë, Irma, përllogariste fillimisht kosto deri në 92 miliardë dollarë.
Sa i përket tremujorit të fundit të vitit, Moody`s pret që të marrë mbështetje nga përpjekjet për të rindërtuar ato që u shkatërruan. Faktorët kyç në përllogaritjen e dëmeve të dy uraganeve kanë të bëjnë me shpejtësinë e rimëkëmbjes së dy sektorëve kryesorë, atë të përpunimit dhe prodhimit të naftës në Huston, dhe atë të turizmit në Florida.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.