Moody’s, kompania prestigjioze e vlerësimit
Moody’s Corporation është një kompani që zotëron dy shërbime për investitorët. Vlerësimin e letrave me vlerë dhe borxheve me të ardhura fikse si dhe mundëson softuer dhe hulumtime të ndryshme mbi analiza ekonomike dhe menaxhimin e riskut.
Investitorët në mbarë botën i kushtojnë vëmendje vlerësimeve që Moody’s cakton për bonot, aksionet e preferuara dhe entitetet qeveritare.
Vlerësimet e Moody shkojnë nga AAA, e cila është shkalla më e lartë për emetuesit me cilësi të lartë dhe risk të ulët C, e cila zakonisht jepet për letra me vlerë të cilat kanë më pak shanse për rimbursimin e kapitalit.
Manuali i parë i Moody’s u botua më vitin 1900, përmbante informacion dhe statistika për aksionet dhe obligacionet. Në vitin 1909, analizat e Moody’s për “investimet hekurudhore” shtuan edhe informacionin analitik rreth instrumentave te borxhit.
Shërbimi i Investitorëve të Moody’s u krijua në vitin 1914 dhe më pas u ndërtua dhe fondacioni.
Ajo më pas u ble nga kompania e raportimit të kreditit “Dun & Bradstreet në 1962 por në vitin 2000 u shkëput dhe që atëherë është një kompani e pavarur.
Në vitin 1975, Komisioni i Letrave me vlerë dhe bursës së SHBA e bënë Moody’s një organizatë vlerësimi kombëtare së bashku me Standard & Poor’s dhe Fitch.
Këto tre kompani vlerësimi janë kritikuar ashpër për rolin e tyre në vitin 2008 kur ndodhi kriza financiare. Kritikat përqendroheshin në vlerësimet AAA që këto kompani kishin dhënë për letrat me vlerë të mbështetura nga hipotekat, të cilat në pjesën më të madhe të rasteve përbëheshin nga kredi subprime.
Modelet shumë komplekse të agjencive të vlerësimit nuk patën mundësi të marrin në konsideratë mundësinë e një rënieje të gjerë të çmimeve të banesave në mbarë vendin dhe se si kjo do të ndikonte në ecurinë e obligacioneve.
Në vitin 2007, kur çmimet e shtëpive filluan të bien në masë, Moody’s uli menjëherë 83 % vlerësimin e letrave me vlerë të hipotekës që ishin vlerësuar me AAA vetëm një vit më parë.
Përhapja e këtij sistemi ku lëshuesit e bonove paguanin kompanitë vlerësuese për punën e tyre, u fajësua nga disa vëzhgues për vlerësime të fryra.
Madje konkurrenti i Moody’s, S & P pagoi 1.5 miliardë Departamentit të Drejtësisë, 19 shtete si dhe Distriktit të Kolumbisë për zgjidhjen e akuzave se kjo kompani me vetëdije mashtroi investitorët.
Ndërkohë që Moody’s u kritikua nga shumë europianë për uljen agresive të vlerësimit gjatë krizës ku vlerësimi I qeverisë së SHBA mbeti AAA pavarësisht problemeve buxhetore.
Reforma Dodd-Frank Wall Street dhe e Mbrojtjes së konsumatorit, të cilat u miratuan pas krizës së vitit 2008 krijoi Zyrën e Vlerësimeve të Kreditit, ku komisionit iu dhanë kompetenca mbikëqyrëse të gjera mbi këto kompani.
Zyra e vlerësimit të krediteve shqyrton performancën e agjencive në bazë vjetore dhe mund të gjobisë apo çregjistrojë ato nëse është e nevojshme.
Viola Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.