“Moody`s” për eurobondin – “Do të ndihmojë financat e Shqipërisë dhe do ta mbrojë nga rreziqet”
Në raportin e plotë të Moody`s mbi analizën vjetore të ekonomisë shqiptare, të siguruar ekskluzivisht nga `Scan`, agjencia prestigjioze e vlerësimit të kreditit flet edhe për eurobondin dhe daljen e qeverisë shqiptare në tregjet ndërkombëtare. Sipas agjencisë, eurobondet e kaluara, dhe sidomos ai i vitit 2015, prej 700 milionë eurosh ka ndihmuar tej mase, sidomos në forcimin e strukturës së borxhit. Kjo ka ardhur edhe për shkak të normave më të favorshme të interesit.
Eurobondi i vitit 2015 ka ndihmuar edhe në zgjatjen e profilit të maturimit të borxhit të Shqipërisë thotë më tej Moody`s. Por, agjencia e vlerësimti të kreditit, nuk ngurron të cekë edhe eurobondin më të ri të qeverisë shqiptare, atë prej 500 milionë eurosh.
Eurobondi i ri i qeverisë do të ndihmonte në krijimin e një muri mbrojtës për ekonominë dhe financat, si dhe për para-financimin e pagesave të vjetra të borxhit, thuhet më tej në njoftimin e agjencisë prestigjioze të vlerësimit të kreditit, Moody`s. Borxhi i ri i qeverisë shqiptare nga tregjet ndërkombëtare do të jetë mëse i mjaftueshëm për të siguruar likuiditet të mjaftueshëm.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.