Moody’s ul pritshmëritë ekonomike – Banka Botërore paralajmëron recesion global
Rritja më e dobët botërore dhe recesion i mundshëm global. Këta duken të jenë skenarët për ekonomitë e zhvilluara dhe jo vetëm në të ardhmen e afërt.
Moody’s uli pritshmëritë për rritjen ekonomike për vitin aktual dhe vitin e ardhshëm për shkak të goditjeve që ka pësuar oferta dhe rritjes së inflacionit të shkaktuar nga konflikti në Ukrainë. Por dhe izolimeve të disa qyteteve në Kinë si pasojë e pandemisë së Kovid.
Sipas agjencisë së vlerësimit, PBB-ja e ekonomive të përparuara do të rritet me 2.6% në 2022 krahasuar me + 3.2% që ishte parashikuar në vlerësimet e mëparshme të publikuara në muajin mars. Sa i përket vendeve në zhvillim, parashikimet e zgjerimit janë ulur nga + 4.2% në + 3.8%.
Rreziqet e reduktimeve të mëtejshme – sipas Moody – mund të vijnë nga një përshkallëzim i konfliktit ushtarak midis Rusisë dhe Ukrainës dhe një ngadalësim përtej pritshmërive të rritjes së ekonomisë kineze. Shefi i Bankës Botërore, David Malpass gjithashtu foli me tone të zbehura për sa i përket perspektivës ekonomike globale. Duke folur me një grup sipërmarrësish amerikanë, Malpass tha se nëse shihet GDP-ja globale, është e vështirë të parashikohet se si mund të shmanget një recesion.
Agjencia e lajmeve BBC raporton se sipas Malpass, pasojat e luftës në Ukrainë, me shtimin e sanksioneve kundër Rusisë, mund të shkaktojnë një recesion global të favorizuar edhe nga rritja e çmimeve të energjisë, ushqimeve dhe fertilizuesve. Ai theksoi se ideja e dyfishimit të çmimeve të energjisë është në vetvete e mjaftueshme për të shkaktuar një recesion. Por dhe mbylljet e diskutueshme të qyteteve që Kina ka vendosur prej muajsh kundër Covid, shtojnë presionin mbi rritjen globale Malpass i cili nuk dha shifra konkrete.
Muajin e kaluar Banka Botërore rishikoi në rënie prej 3.2% parashikimin e saj të rritjes për ekonominë globale këtë vit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.