Mos deklarim të hollash dhe malli në kufi – Policia sekuestron 110 mijë euro dhe 545 aparate celulare
Policia e Shtetit ka njoftuar se strukturat e Administratës Doganore në bashkëpunim me Policinë bllokuan 545 aparate celulare dhe 110.000 euro cash, në Degën Doganore Durrës.
Sipas njoftimit sasia e mësipërme vinte nga Italia me një automjet autobus transporti udhëtarësh në drejtim të Shqipërisë, dhe sasia e celulareve dhe Cash-it nuk ishte deklaruar.
Strukturat Doganore dhe Policia po vazhdojnë procedurat për hetime të mëtejshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.