“Mos ikni së dëmtoni imazhin e Shqipërisë”/Apeli i Policisë: Denonconi individët apo subjektet që mashtrojnë qytetarët për azil

Policia e Shtetit u bën apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm me largimet nga vendi për qëllime azili në vendet europiane. Në një komunikim publik, policia evidenton se kërkesa për azil apo qëndrimi i paligjshëm ne vendet e BE dëmton cilindo që e bën këtë gabim, por edhe imazhin e vendit.
“Policia e Shtetit po bashkëpunon me partnerët europian për të frenuar këtë dukuri të dëmshme” shkruhet në apelin e Policisë.
Më tej, Policia e Shtetit fton për bashkëpunim, në denoncimin e individëve apo subjekteve që mashtrojnë qytetarët në numrin 112.
Në fund, Policia e Shtetit u drejtohet qytetarëve duke u apeluar: “Mos abuzo me lirinë tënde të lëvizjes! Respekto dinjitetin tënd dhe të Shqipërisë!”
SCAN
Kërkesa për azil apo qëndrimi i paligjshëm ne vendet e BE dëmton cilindo që e bën këtë gabim, por edhe imazhin e vendit. Policia e Shtetit po bashkëpunon me partnerët europian për të frenuar këtë dukuri të dëmshme. Policia e Shtetit fton për bashkëpunim, në denoncimin e individëve apo subjekteve që mashtrojnë qytetarët – tel. 112Mos abuzo me lirinë tënde të lëvizjes!Respekto dinjitetin tënd dhe të Shqipërisë!
Posted by Ministria e Brendshme on Thursday, July 4, 2019
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.