Mos respektim i protokolleve të sigurisë – AKU vendos 18 masa administrative dhe kryen mbi 500 inspektime
Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer 536 inspektime dhe monitorime edhe si pjesë e Task-Forcës Anti Covid gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas AKU gjatë kontrolleve zyrtare për garantimin e sigurisë ushqimore në operatorë të biznesit janë dhënë 18 masa me paralajmërim përgjithësisht për rinovim të librezave shëndetësore, rinovim të analizave të ujit dhe planit DDD.
AKU bën me dije se referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 27 mostra në monitorim të produkteve qumësht dhe miell ndërsa po vijon me monitorimet në të gjitha kategoritë e bizneseve për zbatim të protokolleve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.