“Mos vononi kompensimin e naftës për transportin” – Procedurat, Memaj: Çdo ditë kushton shtrenjtë, operatorët po falimentojnë!
Çdo ditë vonesë nga kompensimi i premtuar prej 100 lekë/litër po iu kushton shtrenjtë operatorëve të transportit publik, të cilët po përballen sërisht me çmimet e larta të naftës, që po përcaktohen nga Bordi i Transparencës.
Çdo ditë vonesë nga kompensimi i premtuar prej 100 lekë/litër po iu kushton shtrenjtë operatorëve të transportit publik, të cilët po përballen sërisht me çmimet e larta të naftës, që po përcaktohen nga Bordi i Transparencës. Dashnor Memaj, nga Unioni i Transportit Publik thotë për TV SCAN se vështirësitë financiare janë të mëdha, duke risjellë në vëmendje problemet e krijuar, jo vetëm nga rritja e çmimit të karburantit, por edhe nga pandemia.
Memaj thotë se janë njohur me një draft-udhëzim, që përcakton se rimbursimi i naftës do të bazohet te konsumi i deklaruar nga vetë operatorët në periudhën prill-qershor të vitit 2021.
Po ashtu, drafti parashikon se subvencionimi do të jepet çdo muaj, edhe pse sipas Memajt do të ishte më mirë që vlera të jepej njëherësh për të tre muajt e premtuar.
Memaj apelon qeverinë, që të nisë sa më shpejt rimbursimin, pasi çdo vonesë pasohet me daljen e operatorëve nga tregu, për shkak të falimentimit.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.