Moscovici për Greqinë – “Edhe 6 muaj përpjekje, procesi i lehtësimit të borxhit ka filluar”
Komisioneri europian për çështjet e ekonomike dhe financiare, Pierre Moscovici, tha se pas 8 vitesh në krizë, 6 muajt e ardhshëm do të jenë momentet vendimtare për Greqinë.
Sipas tij, periudha e vështirë për Greqinë është drejt përfundimit dhe se dalja nga program i shpëtimit do të sjellë gjithashtu fundin e masave shtrënguese për vendin, duke parë edhe zbatimin e politikave fiskale të rekomanduara nën këtë program.
“Ndërkohë që shumë nga angazhimet e renditura në program do të vazhdojnë të zbatohen edhe pasi të përfundojë, do të ketë nevojë për një lloj mbikëqyrjeje të përshtatshme pas kësaj periudhe”, tha Pierre Moscovici.
Në lidhje me lehtësimin e borxhit, Moscovici theksoi se punët teknike kanë filluar dhe shprehu mbështetjen e Komisionit për të arritur një marrëveshje për një proces të besueshëm që siguron qëndrueshmërinë e borxhit.
Moscovici dha gjithashtu një mesazh për grekët, ku theksoi se është koha për një përpjekje të fundit për të përfunduar programin e shpëtimit me sukses dhe më pas të kthehet në një vend anëtar normal të Eurozonës.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.