Moska akuzon CNN për shkelje të licencës së transmetimit në Rusi
Agjencia ruse rregullatorë për mediat, Roskomnadzor, ka akuzuar CNN, transmetuesin më bazë në SHBA për shkelje të afatit të licencës së transmetimit në Rusi.
Në një deklaratë të lëshuar me 29 shtator, Roskomnadzor ka thënë se u ka bërë thirrje zyrtarëve të CNN për një takim, në të cilin “do të zgjidhet çështja për shkeljes e ligjit të masmedias”.
Kreu i Roskomnadzor, Aleksandr Zharov, u cituar nga agjencia ruse e lajmeve, Interfax, ku ka thënë se deklaratat ndaj CNN nuk kanë motiv politik.
“Unë nuk punoj në agjenci politike…unë punoj në një shërbim rregullator”, është shprehur Zharov.
Gjithashtu në 29 shtator, presidenti rus, Vladimir Putin, tha në një takimin me Këshillin e Sigurimit se mediat ruse jashtë vendit po përballen me një presion në rritje.
Kjo deklaratë u pasua nga një akuzë e ministrisë të Jashtëm rus, se SHBA-ja po bënte “presion të pajustifikuar” në rrjetin televiziv rus, RT, duke e detyruar atë të regjistrohet si agjent i huaj.
Zëdhënësja e ministrisë, Maria Zakharova ka akuzuar SHBA-në për zbatim “ selektiv dhe të motivuar politikisht nga ligji”.
Zyrtarët në Shtetet e Bashkuara po kryejnë disa hetime për ndërhyrjen e supozuar ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.
Të dy RT dhe agjencia e lajmeve shtetërore ruse Sputnik u emëruan në vlerësimin e inteligjencës së SHBA si pjesë e fushatës dhe si “të nënshtruar ndaj një institucioni të korruptuar politik” në Rusi.
Por Rusia ka mohuar ndonjë përfshirje në fushatën presidenciale të SHBA.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.