Moskonsultimi i ligjeve, Bendo: Ndikon negativisht te sipërmarrja
Mosdiskutimi sa duhet dhe ne kohën e duhur i ligjeve që kane impakt të drejtpërdrejtë apo të tërthortë tek biznesi, vazhdon të jetë shqetësim për sipërmarrjen. Shqetësimet e fundit kanë ardhur nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës për disa nga nismat ligjore, që tashmë janë përfshirë në agjendën e diskutimeve në komisionet parlamentare.
Bujar Bendo, përfaqësues i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës u shpreh gjatë një interviste në “TV SCAN”, se komuniteti i biznesit nuk është në dijeni të shumë ndryshimeve ligjore, dhe kjo ndikon negativisht në të bërit biznes në vend.
Sipas Bendos, ndërmarrja e këtyre nismave, sidomos ajo e faljes fiskale pritet të ketë një perceptim psikologjik jo të mirë të bizneset e ndershme dhe krijimin e një tregu jo të drejtë dhe të barabartë.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.