Moskovici nuk mban më – “Po krijojmë krizë nga hiçi, zgjidhje për Greqinë”
Pierre Moscovici, komisioneri europian për çështjet ekonomike dhe financiare, i bëri apel kreditorëve europianë që të arrijnë një zgjidhje për Greqinë gjatë takimit të eurogrupit javën e ardhshme.
Ndër të tjera, ai shtoi se, propozimi i muajit Maj, në këndvështrimin e tij nuk është i mjaftueshëm për të vijuar bisedimet.
“Nuk mund ti ofrojmë Greqisë të njëjtin propozim si herën e kaluar në një kohë që vendi ka bërë shumë sakrifica dhe përpjekje; me moton; hani apo vdisni”, deklaroi Pierre Moscovici.
Deklaratat e zëvendës presidentit të Komisionit Europian janë të fundit në serinë e zërave që gjatë ditëve të fundit i kanë bërë apel kreditorëve europianë që të gjejnë një zgjidhje me çdo kusht më 15 Qershor, pasi tashmë nuk ka asnjë pengesë reale.
Benoit Coeure, Christine Lagarde, Jean Claude Juncker e shumë të tjerë i kanë bërë apel eurogrupit që më 15 qershor të vendosë.
Moscovici nënvizoi se, gjëja më e rëndësishme është arritja e një marrëveshje. “Askush nuk do ta kuptonte që ne të krijomin një krizë nga hiçi”-shtoi ai.
Arsyeja kryesore se përse nuk ka ende një zgjidhje për Greqinë, është përplasja mes Eurozonës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, ndërkohë që Athina zyrtare i ka zbatuar të gjitha detyrat.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.