Mosmarrëveshjet jashtë gjykatave – Gjonaj: Reforma po jep efekt, presim përgjigje pozitive për negociatat
Drejtësia shqiptare do të orientohet gjithnjë e më shumë drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjeve jashtë gjykatave, veçanërisht kur bëhet fjala për të miturit. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ishte e pranishme në Konferencën e 10-të ndërkombëtare të Forumit Evropian për Drejtësinë Restauruese. Gjonaj tha se drejtësia restauruese është një pjesë e rëndësishme e Reformës në Drejtësi, e cila do përbën edhe një prej shtyllave në procesin e çeljes së negociatave me Bashkimin Evropian.
Konferenca e 10-të ndërkombëtare të Forumit Evropian për Drejtësinë Restauruese po zhvillohet në Tiranë dhe në të pjesë rreth 310 ekspertë të fushës nga 50 vende të ndryshme të botës.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.