Moti bën kthesë! Ndërpriten ditët me diell, rikthehen reshjet e shiut dhe borës. Parashikimi javor
“Ditët e bukura pranverore me diell do të ndërpriten nga ndërhyrja e motit të paqëndrueshëm gjatë kësaj jave. E hëna do të nisë me reshje shiu, por pasi temperaturat të shënojnë rënien e tyre gjatë ditës, reshjet do të konvertohen në dëborë përgjatë zonave malore. Gjatë mesditës nisin kthjellimet në zonat e ulëta e bregdet. Gjatë kësaj dite parashikohet erë e vrullshme përgjatë bregdetit e shtim i dallgëzimit, kryesisht në Jon” njofton Shërbimi Meteorologjik.
Në ditën e martë, reshjet e shiut e të dëborës parashikohen në intensitet të ulët. Forca e erës dhe e detit parashikohen në rënie. Përmirësimi i përkohshëm i motit gjatë së mërkurës, do të pasohet nga dy ditë me reshje shiu e dëbore në intensitet të ulët e mesatar.
Gjatë ditës së enjte, sërish era e vrullshme në brigjet detare, do të sjellë shtim të dallgëzimit.
Ashtu sikundër shihet në tabelën më poshtë, temperaturat do të rikthehen në vlera negative në zonat malore.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.