Moti i keq/APD: Vonohen dy tragetet e linjës Bari-Durrës!

Reshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë vendin kanë krijuar probleme me lundrimin detar në vend.
Autoriteti Portual Durrës njofton se për shkak të situatës së vështirë meteorologjike, tragetet e linjës Bari-Durrës, janë nisur nga brigjet italiane mëngjesin e sotëm ( rreth orës 06:30 ) dhe pritet të mbërrijnë në Portin e Durrësit, mesditën e sotme.
Ndërkaq, tragetet “AF Francesca” dhe “Rigel III” janë nisur pa probleme nga Durrësi drejt Barit mesnatën e kaluar. Moti i keq dhe reshjet e paradites së sotme nuk kanë ndikuar në veprimtarinë portuale.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.