Moti i keq/ ARRSH informon mbi situatën aktuale të akseve kryesore të vendit
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se meqenëse aktualisht reshjet kanë pushuar gjatë natës është punuar me shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat pasi temperaturat në zonat malore kanë qenë të ulëta.
ARRSH informon se qarkullimi aktualisht po kryhet normalisht në të gjitha akset kryesore të vendit.
Sipas informacionit në Qafë Thanë reshjet e borës kanë pushuar dhe po vazhdon puna për trajtimin me kripë të aksit ku aktualisht temperatura shkon nga -2° deri në -3° ndërsa qarkullimi po kryhet pa probleme.
ARRSH u bën apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.