Moti i keq/ Llogaraja bëhet e paaksesueshme- Stuhitë rrëzojnë shtyllat elektrike (FOTO+ VIDEO)
Për shkak të stuhisë me shi dhe erës së fortë të Vlorë, aksi rrugor në Llogara është bërë i paaksesueshëm. Policia e Shtetit ka njoftuar se në këtë aks, është bllokuar kalimi.
“Shërbimet e Policisë Rrugore janë prezent dhe në gatishmëri të plotë për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve në rast nevoje.
Lutemi që drejtuesit e mjeteve ta shmangin këtë aks nga të dy krahët, derisa të qetësohet situata dhe të bëhet pastrimi i rrugës nga pemët e thyera” shkruan Policia e Shtetit në njoftimin e bërë.
Po ashtu, edhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka njoftuar se Llogara-ja ka mbetur pa energji elektrike, për shkak të dëmit të disa shtyllave nga stuhia.
“Pa energji janë zonat Llogara, Dukat, Tagjas dhe Llogara. OSHEE Vlorë po punon për normalizimin e situatës” shton më tej OSHEE në njoftim.
Jenida Vladi/ SCAN
#Llogara
Posted by OSHEE on Tuesday, November 12, 2019
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.