Moti i keq, mbyllet porti i Barit! Drejtoria Detare e Shqipërisë apel pasagjerëve të bllokuar!
Porti i Barit është mbyllur si pasojë e motit të keq dhe tragetet nga Bari për në Durrës nuk janë nisur.
“Duke parë përkeqësimin e motit në ditët e para të vitit 2020 dhe kontaktet me kapitenerinë e portit të Barit, Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se, :
1-Porti i Barit është mbyllur sot dhe tragetet nga Bari për Durrës nuk janë nisur deri në një urdhër te dytë nga kapiteneria e portit Barit.
2-Porti i Durrësit është i hapur dhe në gatishmëri por për arsye të mbylljes te portit te Barit do ndalojmë nisjen e tregeteve nga Durrësi për në Bari për të shmangur qëndrimin e trageteve dhe të pasagjerëve në radën e portit të Barit. Kërkojmë mirëkuptimin e pasagjerëve të bllokuar në portet e Barit dhe të Durrësit pasi e gjitha bëhet per të garantuar sigurinë lundrimore në situatat detare me mot te përkeqesuar, erë te fortë e dallgë të larta” shkruhet në njoftimin e Autoritetit Portual Durrës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.