Moti i keq në vend, defekte dhe stakim fidrash në disa zona, OSHEE: Po punohet për normalizimin e situatës (FOTOT)

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton për defektet e shkaktuara si pasojë e motit të keq që përfshiu vendin gjatë natës dhe orët në vazhdim.
Konkretisht janë shkaktuar defekte të llojit, si këputje përcjellësesh, thyerje izolatorësh në linja dhe dëmtime shkarkuesish. Gjithashtu, një pjesë e fiderave janë stakuar si masë sigurie nga operatorët e N/Stacioneve për t’i paraprirë ndonjë defekti të mundshëm në rrjetin e TM.
“Si pasojë e motit të keq me shira dhe erëra të forta (furtunë) që përfshiu vendin gjatë natës së dhe orëve në vazhdim, në disa zona kryesisht rurale janë shkaktuar defekte, të llojit: këputje përcjellësesh, thyerje izolatorësh në linja dhe dëmtime shkarkuesish. Gjithashtu, një pjesë e fiderave janë stakuar si masë sigurie nga operatorët e N/Stacioneve në rast për t’i paraprirë ndonjë defekti të mundshëm në rrjetin e TM”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, OSHEE bën të ditur se po punohet në terren për kthimin e gjendjes në normalitet.
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.