Moti i keq/Pezullohet mësimi në 321 shkolla, Nikolla: Orët do të zëvendësohen
Përkeqësimi i motit në të gjithë vendin, ngricat dhe reshjet e dendura të dëborës kanë bërë të pamundur vazhdimin e procesit mësimor. Gjatë inspektimit të projektit “Bëjmë detyrat e shtëpisë” në Shkollën e Kuqe, ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla ka deklaruar se është pezulluar mësimi në 321 shkolla.
“Mësimi është pezulluar kryesisht në zonat veriore të vendit, aty ku edhe situata e motit paraqitet më e keqe”.
Nikolla tha se të gjitha orët do të zëvendësohen në një kohë të dytë, sipas vendimit që do të marrin drejtoritë arsimore përkatëse.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.