Moti i përkeqësuar në bregdet – APD: Aktualisht janë pezulluar të gjitha lundrimet. Detajet
Autoriteti Portual Durrës njofton se situata meteorologjike në vendin tonë paraqitet në gjendje të përkeqësuar dhe si pasojë bregdeti ynë është përfshirë nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 31 nyje dhe forca e detit do të jetë 6 shkalla bufort.
Sipas njoftimit pritet që deri në fundjavë era dhe deti të kenë të njëjtin intensitet duke përfshirë gjithë bregdetin shqiptar.
APD informon se lundrimet aktualisht janë pezulluar deri në një njoftim të dytë dhe informacionet specifike mbi lundrimet sipas të dhënave nga Dispeçeria Qendrore e Autoritetit Portual Durrës janë si më poshtë listuar:
Tragetet në hyrje:
- “Golden Bridge”, Linja Bari-Durrës ka mbërritur me vonesë dhe është akostuar në orën 09:25;
- “Rigel III”, linja Bari-Durrës, mbërrin me vonesë për shkak të motit të keq;
- “AF Claudia”, linja Ankona-Durrës, mbërrin në kohën e planifikuar.
Tragete në dalje:
- “Golden Brigde”, parashikuar për të lundruar mbrëmjen e sotme drejt Barit;
- “Rigel III”, parashikuar për lundrim mbrëmjen e sotme drejt Barit;
- “AF Claudia”, parashikuar për të lundruar drejt Ankonës pasditen e sotme.
APD njofton se procesi i përpunimit të 7 anijeve që ndodhen në kalatat e portit përkohësisht është pezulluar në Terminalin Perëndimor, ndërsa vijon normalisht në Terminalin e Kontejnerëve dhe atë Lindor.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.