Moti merr ‘kthesën’ – SHMU: Ulje temperaturash dhe reshje lokale shiu deri në fundjavë
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se dita e premte parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e mesditës në veri të vendit do të pasohen nga reshje shiu me intensitet mesatar, si dhe përgjatë relieveve malore reshje shiu të karakterit lokal.
Sipas njoftimit era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, shoqëruar me një valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
- zonat malore 16°C deri në 31°C
- zonat e ulëta 19°C deri në 34°C
- zonat bregdetare 22°C deri në 33°C.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.