Moti ndryshon kah – Reshje shiu e shtrëngata në të gjithë vendin
Pasditen e kësaj të hëne priten të fillojnë reshje shiu në të gjithë vendin, ku në disa qarqe do të ketë edhe shtrëngata, kryesisht në zonat kodrinore-malore dhe në zonat pranë tyre
Sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në pjesën më të madhe të qarqeve reshjet do të jenë mesatare, dhe lokalisht intensive.
Reshjet do të vazhdojnë deri paraditen e të martës, por duke u pakësuar gradualisht.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.