Moti për ditën e Enjte – SHMU apel qytetarëve: Kujdes nga ngricat në akset rrugore në të gjithë vendin!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton e ditën e enjte në vend do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ftohta të cilat do të sjellin ngrica në akset rrugore në pjesën më të madhe të vendit gjatë mëngjesit.
Sipas njoftimit moti parashikohet i kthjellët dhe në relievet malore parashikohen vranësira kalimtare hera-herës deri të dendura, në zonën e alpeve borë e dobët ndërsa era do të fryjë me drejtim verilindje-veri me shpejtësi mesatare e përgjatë bregdetit përkohësisht e vrullshme duke u pasuar nga valëzim në dete të forcës 2 dhe 3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore -5 deri 5°C
në zona e ulëta -2 deri 14°C
zona bregdetare 1 deri 15°C
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.