Mrekullitë e natyrës – Rishfaqet brenda natës plazhi i zhdukur prej 12 vitesh

Imagjinoni të zgjoheni një ditë dhe të shihni se plazhi i bukur në vendin tuaj nuk është më dhe se rëra e tij e bardhë është rrëmbyer nga stuhi të forta e të frikshme.
Më pas ju vazhdoni me përditshmërinë tuaj derisa pas 12 vitesh papritmas plazhi është rikthehet përsëri por nga një stuhi tjetër.
Kjo është ajo që ndodhi në Ishullin e Achill jashtë brigjeve të Irlandës, ku banorët po festojnë kthimin e plazhit të bukur të Ashleam Bay që u zhduk në vitin 2005.
Por më e çuditshmja është që një tjetër plazh në Archill pati një rast të ngjashëm ku u zhduk njëherë por iu desh shumë më shumë kohë për t’u rikthyer.
Plazhi në Doonagh, i vendosur vetëm 10 km larg Ashleam Bay, u shfaq këtë vit pasi valët e krijuara nga stuhitë e pranverës kishin zhdukur të gjithë rërën në vitin 1984.
“Folklori lokal” thotë se ky plazh kthehet çdo shtatë vjet dhe pastaj zhduket”, tha ai.
“Ishte parë për herë të fundit në vitin 2005 ku qëndroi për disa muaj përpara se të zhdukej përsëri.
Malcolm Cooney, një vendas që ka jetuar në Achill gjatë të gjithë jetës së tij tha se gjiri ndryshon gjithmonë.
“Herën e fundit që në të kishte rërë, zgjati vetëm 1 vit”, tha ai. Përpara kësaj hera e fundit, ishte shumë vite përpara”.
Zhdukja e plazhit çoi në rrënimin e bizneseve, të cilat dikur lulëzonin nga turizmi i tërhequr nga ky plazh.
Dr Kevin Lynch, një gjeograf në Universitetin Kombëtar të Irlandës Galway, tha për Irish Times se plazhet e rikthyera nuk kanë të bëjnë me ndryshimet klimatike.
“Në rastin e Dooagh, drejtimi i erës ndryshoi hidrodinamikën e gjirit dhe mund të jetë ajo që e ka tërhequr në një pellg të nëndheshëm”, tha ai.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.