MSH shpall 420 vende të lira pune – Pozicionet dhe afati i fundit i aplikimit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shpallur 420 vende vakante pune. Sipas njoftimi të MSH, aplikimet për vendet e lira të punës ofrohen për këto pozicione: infermier, mami, fizioterapist, logoped, teknik imazherie dhe teknik laboratori në qendrat shëndetësore dhe spitalet publike.
Të interesuarit mund të aplikojnë përmes portalit www.infermierepershqiperine.al, të lançuar disa ditë më parë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu. Kjo e fundit, përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, e ka cilësuar këtë si mënyrën e vetme për t’u punësuar në pozicionet e përmendura më sipër.
1 shkurt 2018 është përcaktuar edhe si afati i fundit të aplikimit për këto vende të lira pune.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.