Mugabe dorëhiqet pas 37 vjetësh – Presidenti i Zimbabves i dorëzohet presionit
Presidenti i Zimbabves, Robert Mugabe, ka dhënë dorëheqjen nga ky post, një javë pasi ushtria dhe aleatët më të ngushtë politikë u bashkuan kundër tij. Në këtë mënyrë, marrin fund 4 dekadat e sundimit të njeriut qëë njihej si heroi i pavarësisë së këtij vendi.
93-vjeçari tha dorëheqjen, pak pasi parlamenti filloi procesin e shkarkimit, nëpërmjet ligjit që njihet si “impeachment” (impiçment), si mënyra e vetme ligjore për ta detyruar të largohej. Festime të shumta filluan në sallën e Kuvendit, kur kryetari i Parlamentit njoftoi dorëheqjen e Mugabe dhe pezulloi procedurën e “impeachment”.
Festimet u zhvendosën edhe në rrrugë, pas publikimit të lajmit se epoka e Mugabe, që ka udhëhequr Zimbabven që nga pavarësia në vitin 1980, e deri më sot, ka marrë fund. Gjatë mbetërimit të tij 37-vjeçar, Mugabe e ka mbajtur pushtetin nëpërmjet represionit të kundërshtarëve. Megjithatë, ai e ka quajtur veten si “njeri i madh i politikës afrikane”.
Lidion Kulla/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.