Mund të jetë zbulimi i fundit i madh i naftës në botë – Ndodhet në një pikë të nxehtë klimatike

Pemët Syringa ngrihen nga rëra Kalahari në hapësirën e egër të Kavango East, ndërsa nxehtësia e lagësht paralajmëron shirat e pasdites. Është e lehtë të imagjinohet se ky vend ka qenë i njëjtë për njëqind vjet. Përveç se për rrugët të cilat së fundmi janë ndryshuar, niveluar dhe strukturuar në formën më të mirë të mundshme.
E gdhendur brenda pemëve dhe e rrethuar nga një gardh me zinxhirë, ky ndryshim vjen si një tronditje: një kullë gjigande nafte dominon këto toka të rrafshëta, duke i bërë pemët të duken si xhuxhe.
Në këtë cep verilindor të Namibisë, në kufijtë e Angolës dhe Botsvanës, një kompani kanadeze e naftës e quajtur ReconAfrica ka siguruar të drejtat për të eksploruar atë që beson se mund të jetë gjetja tjetër – dhe ndoshta edhe e fundit – e gjigantit të naftës në tokë.
Fusha e naftës që ReconAfrica dëshiron të shfrytëzojë është e pamasë. Firma ka dhënë me qira më shumë se 13,000 milje katrore, ose rreth 30,000 kilometra katrorë tokë në Namibia dhe Botsvana-n fqinje.
Zbulimi – potencialisht përmban 12 miliardë fuçi naftë – mund të jetë me vlerë miliarda dollarë. Dhe disa ekspertë besojnë se rezervat e naftës këtu mund të jenë edhe më të mëdha. (CNN)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.