Mundësi bashkëpunimi me bizneset italiane – Më 10-11 Maj zhvillohen takime kokë më kokë
Të mërkurën dhe të enjten, më 10 dhe 11 Maj, do të zhvillohet një takim biznesi mbi mundësitë për bashkëpunim me kompani italiane. ICE – Agjencia, Seksioni për Promovimin e Shkëmbimeve Tregtare i Ambasadës Italiane, në bashkëpunim me OICE (Shoqata italiane e studiove të inxhinierisë, arkitekturës dhe konsulencës tekniko-ekonomike), do të organizojnë një konferencë biznesi, me temë “Inovacioni në projektim për zhvillimin e infrastrukturave të qëndrueshme”.
Më pas të interesuarit mund të zhvillojnë takime biznesi kokë më kokë me përfaqësuesit e shoqërive italiane. Sektorët ku kompanitë italiane janë të interesuara për bashkëpunim janë të renditur më poshtë:
- infrastruktura rrugore, hekurudhore, sociale, detare dhe ura;
- mjedisi, trajtimi i ujërave dhe impiantet;
- arkitektura, planifikimi urban dhe restaurimi;
- shërbime inxhinierike për efiçencën energjetike dhe energjitë e rinovueshme;
- inxhinieria sizmike;
- plant ingineering, parandalimi i zjarreve.
Takimet b2b (business to business) do të zhvillohen të mërkurën 14:00-19:00 dhe të enjten 10:30-14:00. Për të konfirmuar pjesëmarrjen në aktivitetin që do të mbahet pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, plotësoni formularin duke klikuar këtu.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.