Mundësi për strehim – Këshilli Bashkiak në mbledhjen e radhës miraton listat për kredi të butë

Në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak pritet të miratohet lista e parë e përfituesve të kredisë së butë. Kreditë e buta janë rikthyer në Bashkinë e Tiranës pas një pezullimi që iu bë për shkak të abuzime që ishin bërë me to.
Sipas premtimeve të bëra nga kreu i Bashkisë së Tiranës se ky proces do të niste në pranverë, të gjithë qytetarët që kanë aplikuar dhe që emri i tyre do të rezultojë fitues në listën e parë që do të miratohet nga këshilli, do të kenë mundësi që të nisin procedurën në bankë në muajin Qershor.
Kusht është që të përfituesi të gjejë apartamentin fillimisht e më pas të marrë kredinë nga banka. Interesi i kësaj kredie është 3% i pandryesheshëm dhe përfitues të kredisë së butë pritet që të jenë rreth një mijë familje.
Në shqyrtim do të merret dokumentacioni i dorëzuar nga çdo aplikant si dhe të ardhurat për frymë që ka çdo njëri prej tyre.
Nëse i referohemi një aplikuesi që kërkon një shtëpi për një deri në tre persona të ardhurat minimale duhet të jenë 39.500 lekë, ndërkohë që të ardhurat maksimale 65.900 lekë.
Për familjet 3-4 anëtarë të ardhurat minimale duhet të jenë 47.400 lekë, ndërkohë që të ardhurat maksimale 79 mijë lekë.
Për 4-6 persona në një familje, të ardhurat minimale duhet të jenë 63 mijë lekë, ndërsa të ardhurat maksimale 105 mijë lekë.
Ndërkohë për familjet me më shumë se 5 anëtarë, të cilat dëshirojnë të përfitojnë apartament, duhet të kenë të ardhura minimale 79 mijë lekë dhe të ardhura maksimale 131 mijë lekë.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.