Mundet Europa të tregojë ç’do të thotë lidership moral?

David Schrieberg, një sipërmarrës amerikan në Europë, ka shkruar për Forbes mendimin e tij për nevojën që ka Bashkimi Europian për një lider frymëzues. E sipas tij, duket se Macron është njeriu i duhur.
Në vitin 2005, kur votuesit në Francë dhe Holandë votuan kundër krijimit të Kushtetutës Evropiane, shpresa ime ishte që fuqitë që drejtonin Bashkimin Evropian të njihnin nevojën intensive dhe urgjente për reforma, se sensi po humbiste nga arritjet monumentale të përfaqësuara nga vetë ekzistenca e saj, ajo që kishte ushqyer paqe, drejtësinë sociale dhe prosperitetin në një kontinent që ishte i ndarë me shekuj të tërë prej ndryshimeve kombëtare, kulturore dhe ekonomike.
Kjo nuk ndodhi. Dhe me kalimin e viteve, duke kulminuar me votën për Brexit që kohët e fundit ka mbizotëruar politikën britanike, BE ende nuk ka arritur të fitojë mbështetjen publike që meriton dhe ka nevojë të ndërtojë një ndjenjë të thellë për unitetin europian.
E teksa 12 muajt e fundit kanë qenë ndër më të vështirat në jetën time, si një sipërmarrës, unë jam i vetëdijshëm se kohë të tilla hapin mundësi. Më në fund ka një arsye të mirë për të shpresuar dhe besoj se më në fund kjo mund të ndodhë në Europë.
Tre faktorë e bëjnë këtë një kohë emocionuese dhe shpresëdhënëse.
Së pari, ngritja e Emmanuel Macron në presidencën Franceze dhe partia e tij e porsalindur LREM (La République en marche) në kontroll të Asamblesë Kombëtare të vendit, së bashku me rënien e anti-europianes Marine Le Pen dhe të djathtës ekstreme Frontit Kombëtar.
Mbizotërimi i Macron u përfundua të dielën e kaluar, kur pushtimi i plotë i Asamblesë Kombëtare u konfirmua nga votuesit, duke i dhënë partisë 350 prej 577 vende me një fitore të madhe dhe duke hapur rrugën që ai të reformojë ekonominë sklerotike të Francës dhe duke mbrojtur një axhendë pro BE, së bashku me kancelaren gjermane Angela Merkel.
Së dyti, dështimi i Kryeministres Theresa May dhe Partisë Konservatore të saj për të çementosur drejtimin e saj të procesit të negociatave për Brexit, çka nxori në pah ambivalencën e thellë të vendit rreth vendimit për të dalë nga BE.
Së treti, dhe më e rëndësishmja, janë indikatorët në rritje se në vend të nxiste një ndjenjë të përshpejtuar anti BE, muajt e fundit të trazirave kanë çliruar një valë ndjenjash pozitive për BE.
Në një kohë kur ndjenjat kombëtare duken të pasigurta, të thyera dhe duke u zhvendosur me shpejtësi, një sondazh i fundit ofron një rritje dhe siguri bindëse se evropianët po rizbulojnë vlerën e anëtarësimit në një kornizë mbinatyrore shoqërore, ekonomike dhe institucionale.
Sondazhi i publikuar nga Qendra Kërkimore e Pew dokumentoi një kthesë të habitshme në mbështetje të BE – përfshirë dhe nga Britanikët. Në nëntë nga 10 vende te E.U, shumica kanë një pamje të favorshme të Bashkimit, duke përfshirë 74% në Poloni, 68% në Gjermani, 67% në Hungari dhe 65% në Suedi. Madje edhe në Britani shprehet një opinion pozitiv prej 54%.
Vetëm 42% pajtohen me mënyrën se si BE merret me çështjet ekonomike, dhe shumica dërrmuese nuk e miratojnë trajtimin e krizës së refugjatëve në Bruksel.
Nëse institucionet në zemër të BE, përfshirë Parlamentin, Komisionin dhe Këshillin, do të lejojnë një krizë te mirë të shkojë në humbje ose, më mirë, të gjejë mënyra për të rivendosur plotësisht besimin e evropianëve që vënë në dyshim efikasitetin, dhe ndershmërinë e tyre.
A munden këto institucione dhe burokraci të ndërmarrin reforma të nevojshme dhe në të njëjtën kohë të bindin 508 milionë qytetarë të vlerësojnë identitetin e tyre si evropian ?
Por kudo që shkoj, njerëzit flasin për mungesën e udhëheqësve me cilësi, mungesën e figurave të duhura për të mbledhur kombet. Kjo pyetje u pasqyrua në New York Times.
Ata po flisnin posaçërisht për Amerikën, dhe besoj se argumentet e tyre shtrihen në Evropë.
“Ajo që po përjetojmë është një sulm mbi vetë themelet e shoqërisë dhe demokracisë”, tha Seidman. Ai argumentoi se kur njerëzit nuk ndajnë më “të vërtetat themelore”, atëherë nuk ka autoritet të ligjshëm dhe nuk ka bazë unifikuese për shoqërinë tonë”.
Vrazhdësia e dyfishtë e “të vërtetës së dobësuar” dhe dobësimi i besimit tek udhëheqësit rezulton në një “krizë e plotë e autoriteti”, ku autoriteti ndahet në dy lloje: formal dhe moral.
Udhëheqës të tillë, thotë Seidman, kanë disa karakteristika të caktuara: ata i besojnë njerëzve me të vërtetën. Janë të shtyrë nga vlerat dhe përulësia, dhe ndershmëria “kështu që ata bëjnë gjërat e duhura, veçanërisht kur ato janë të vështira”. “Dhe ata i marrin njerëzit në qëllime fisnike dhe në udhëtime të denjë për përkushtimin e tyre.”
Tingëllon si ndonjë udhëheqës që mund të mendoni për këto ditë? Sipas mendimit tim, Friedman vë në dukje Macron, i cili doli pothuajse nga askund në më pak se 15 muaj. Unë besoj se Angela Merkel ka gjithashtu vlerat e duhura dhe se së bashku me Macron mund të ndihmojë në rivendosjen e besimit në eksperimentin e madh europian.
Madje edhe në Luksemburgun e vogël, ku jetoj, vlerat e përbashkëta të bujarisë dhe të drejtësisë shoqërore janë të balancuara me inovacionin ekonomik dhe stabilitetin financiar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.