Mungesa e heliumit / Dëmtim për festat dhe industrinë farmaceutike

Heliumi nuk përdoret vetëm për tullumbace festash por është një material kritik në industrinë farmaceutike. Këto dy fusha po marrin një goditje me mungesën e vazhdueshme të këtij elementi jo të rinovueshëm.
Mungesa tashmë ka dëmtuar industrinë e eventeve dhe festave. Shumë dyqane po mbyllen për shkak të mungesës në rritje të heliumit. Por si duket në këtë kategori pritet të dalë burim i ri i cili do të zëvendësoje heliumin duke filluar këtë verë.
Për spitalet duket se do të vazhdojë ky problem. Heliumi përdoret për prodhimin e magneteve përcjellës të përdorur në pajisjet e Rezonancës Magnetike (MRI). Këto pajisje identifikojnë substancat në një përzierje kimike dhe janë kritike për prodhimin dhe hulumtimin e mjekësisë.
Aktualisht janë rreth 50,000 pajisje të tilla në mbarë botën dhe pritet që mungesa e heliumit mund të sjelli probleme serioze.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.