Mungesë dokumentacioni dhe kushtesh higjieno sanitare – AKU vendos 20 paralajmërime dhe asgjëson rreth 31 mije produkte ushqimore

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer 442 inspektime dhe monitorime edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid gjatë 24 orëve të fundit duke këmbëngulur në zbatimin të protokolleve të sigurisë, për të shmangur përhapjen e virusit Covid-19
Sipas AKU gjatë inspektimeve në biznese ushqimore janë dhënë 20 paralajmërime , për mos përmbushje të detyrimeve si rinovim të librezave shëndetësore, rinovim të analizave të ujit, higjienizim të ambienteve, rinovim të planeve 3D etj.
Gjithashtu po sipas këtij njoftimit më kërkesë të vetë një subjekti ushqimor është bërë asgjësimi i sasisë prej 30.850 produktesh ushqimore si dhe referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 36 mostra kryesisht në monitorim të qumështit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.