Mungesë e kushteve higjieno-sanitare – AKU realizon mbi 500 inspektime dhe vendos masë administrative 1 subjekti
Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë realizuar gjatë 24 orëve të fundit 507 inspektime dhe monitorime si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid ku në çdo monitorim kërkohet që të zbatohen protokollet e sigurisë, higjienizimi i ambienteve, mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura, si dhe ruajtja e distancës fizike në çdo subjekt, si mjete kryesore për kufizimin e përhapjes së virusit.
Sipas njoftimit gjatë inspektimeve është vendosur një masë administrative në një subjekt për mungesë të kushteve higjieno-sanitare, mungesë të rinovimit të dokumentacionit si dhe për rezultatin jokonform nga analizimi i mbetjeve pesticide në perime ndërsa referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 16 mostra, kryesisht në monitorim të qumështit dhe në fruta-perime.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon pandërprerë punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.