Mungesë maskash në Kinë! Fabrikat 4-fishojnë pagat, anulojnë pushimet prej kërkesës së “çmendur”

Prodhuesit e maskave në Kinë kanë rihapur fabrikat e mbyllura për sezonin e pushimeve, duke i premtuar punëtorëve 4-fishin e rrogave, ndërkohë që konsumatorët kanë boshatisur inventarët e dyqaneve, për t’u mbrojtur nga koronavirusi i ri.
Virusi, që ka vrarë 17 deri më tani, pritet të përhapet më shpejtë ndërkohë që qindra miliona kinezë udhëtojnë gjatë Vitit të Ri, periudhë ku fabrikat në të gjithë Kinën janë të mbyllura.
Drejtorët e fabrikave kanë bërë të ditur se mungesa e maskave është shumë më serioze se sa thotë publiku.
Lanhine, prodhuesi i maskave që ka një fabrikë në një qytet në Lindje të Kinës, deklaroi se klientët kanë kërkuar 200 milionë maska në ditë, krahasuar me normën normale të prodhimit prej 400,000 në ditë.
Firma deklaroi se ka shtuar 20 persona staf në fabrikë, që punojnë 24-orë dhe ka premtuar 4-fishin e pagës ditore.
Një tjetër prodhues në Lindje të Kinës, Cmmask, tha për Reuters se ka premtuar 3-fishin e pagave për punëtorët nëse rikthehen në fabrikë.
Firmat amerikane, 3M dhe Honeywell, deklaruan se do të bëjnë të pamundur për të vazhduar furnizimet e maskave dhe që dyqanet kineze të mos rrisin çmimet.
Firma të tjera nga prodhuesit e barnave dhe termometrave kanë deklaruar gjithashtu se do të rrisin prodhimin.
Gjiganti Alibaba bëri të ditur se po bashkëpunon me 92 prodhues maskash, që kanë një ofertë të bashkuar prej 42 milionë maskash.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.