“Muri i Mirësisë”, iniciativa e dhurimeve të pabesueshme në Milano! Është vendosur në “Tempullin e së Ardhmes së Humbur”

Një bilanc ekstremisht pozitiv për “Murin e Mirësisë” në Milano, që në një vit ka marrë mijëra dhurime, 10 tonelata veshje dhe 4 mijë maska.
Në rrugën ‘Luigi Nono’, që është zonë varreze monumentale, në Milano është krijuar një vit më parë iniciativa “Muri i Mirësisë” ku u vendosën tabela që i ftonin ata që dëshironin, që të linin veshje, sende dhe të mira për ata që janë në nevojë.
Në 365 ditë, shkruan ‘Positizie’, janë regjistruar dhurime të pabesueshme, 10 ton veshje, 4 mijë maska kirurgjikale të reja, 400 batanije, qindra lodra për fëmijët,13 mijë libra por jo vetëm…200 pako pelenash, paterica e karroca për të moshuarit, dhjetëra krevate, biçikleta, instrumente muzikore etj. sendet që dhurohen, mblidhen nga organizatat bamirëse dhe u shpërndahen kategorive në nevojë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.