Murriqan, arrestohet shtetasi italian – Policia konfiskon 93 steka cigare
Strukturat doganore në Shkodër, bllokuan në pikën kufitare të Murriqanit një autobus i cili po udhëtonte nga Kosova me destinacion Gjermaninë. Gjatë kontrollit janë konstatuar 93 steka cigare pa pullë.
Organet e Doganës së bashku me Policinë kanë ndaluar shtetasin italian me inicialet K.M. i cili dispononte këtë sasi cigaresh.
Nën akuzën e kontrabandës së cigareve pa pullë fiskale, shtetasi i ndaluar pritet për tu marrë në pyetje nga strukturat e Krimit Ekonomik të Drejtorisë së Policisë, Shkodër.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.