Musk e ka rrugën e lirë në Gjermani. Altmaier i premton çdo gjë që i nevojitet për fabrikën në Berlin
Ministri gjerman i ekonomisë i ka thënë shefit të Tesla, Elon Musk, se do t’i ofrohet çfarëdolloj gjëje që i nevojitet për fabrikën e re të makinave eletirke në Berlin. “Jemi shumë krenarë për fabrikën tuaj në Brandenburg dhe ju urojmë fat”,- i the Peter Altmaier, Elon Musk. Tesla lajmëroi të ashtuquajturën gigafabrikën në muajin Nëntor dhe ndodhet aktualisht në ndërtim. Kjo është fabrika e parë europiane e kompanisë dhe e katërta në të gjithë botën.
Fabrika origjinale ndodhet në Nevada dhe 2 të tjerat janë në Buffalo, Neë York dhe Shangai, Kinë. Një “gigafabrikë” e pestë për kamionçinën “Cybertruck” është planifikuar për Teksas. Fabrika gjermanie e ndodhur 20 milje në juglindje të Berlinit, mund të punësojë 12,000 njerëz dhe prodhojë 500,000 automjete në vit, kur të jetë në kapacitet të plotë, në verën e vitit 2021. Në vizitën në Berlin, Musk takoi liderin e Brandeburgut, Dietmar Woidke. “Ishte një bisedë e përqendruar.
Elon Musk është në dijeni për të gjitha detajet e fabrikës”,- tha Ëoidke. Aktivistët e mjedisit e çuan ndërtimin në një ndalesë gjatë muajit Shkurt, prej shqetësimeve me planin e Tesla për të prerë pemë që të krijojë hapësirë për fabrikën. Megjithatë, agjencia lokale qeveritare që po e mbikqyr sitën, i dha leje për të pastruar 91 hektarë tokë pyjore.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.