Nafta bie nga bisedimet Rusi-Ukrainë dhe bllokimeve të reja në Kinë!

Çmimet e naftës ranë me rreth 5 dollarë për fuçi të hënën pasi investitorët mbështetën shpresat në përpjekjet diplomatike të Ukrainës dhe Rusisë për t’i dhënë fund konfliktit të tyre, ndërsa një rritje e rasteve të COVID-19 në Kinë tronditi tregjet.
Brent u ul me 4,67 dollarë, ose 4,1 për qind, në 108,00 dollarë për fuçi në orën 1000 GMT, dhe nafta e papërpunuar e Teksasit Perëndimor (WTI) ra 5,71 dollarë, ose 5,2 për qind, në 103,62 dollarë për fuçi.
Të dyja kontratat janë rritur që nga pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt dhe janë rritur afërsisht 40 për qind për vitin e deritanishëm. RTS
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.