Nafta bie prej lajmit të rezervave – Analistët thonë se kërcënimi i vërtetë është vala e katërt në Europë

Nafta ka rënë në tregtinë e së Martës, duke përmbysur rimëkëmbjen e ditës së Hënë prej bisedimeve se SHBA, Japonia dhe India do të nxjerrin në treg rezervat strategjike, për të zbutur çmimet, pavarësisht kërcënimit të rënies së kërkesës, si pasojë e rritjes së infeksioneve në Europë. Shtetet e Bashkuara pritet të lajmërojnë një sasi të naftës bruto nga rezervat emergjente ditën e sotme, që është pjesë e planit që ka ngritur me kosnumatorët aziatik të energjisë, për të ulur çmimet, sipas burimeve nga administrata e Biden.
Nafta Brent ra me 0.8% në 79.03 dollarë për fuçi, ndërsa nafta bruto amerikane (WTI) ra me 1.2% në 75.87 dollarë për fuçi. Të dy çmimet referencë ishin rritur me mbi 1% ditën e Hënë, prej raportimeve se Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës mund të ndreqë planet e prodhimit nëse vendet nxjerrin rezervat strategjike, ose nëse pandemia godet përsëri kërkesën.
Ndërkohë që bisedimet mbi nxjerrjen e koordinuar të rezervave i’a dolën me sukses të ulin çmimin poshtë 80 dollarë për fuçi dhe veprimet konkrete mund të kenë ndikim të përkohshëm, analistët po ripërqëndrohen tek goditja mundshme në anën e kërkesës, si pasojë e valës së katërt të pandemisë në Europë. Ndërkohë që Europa, në veçanti Europa Lindore, has vështirësi për të ndaluar rritjen e rasteve me Covid-19, rreziku i karantinës është i madh, ç’ka do pengojë konsumin e naftës.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.