Nafta e nis javën në rënie – Çmimet bien me mbi 3% pasi Omicron pritet të godasë kërkesën

Nafta ka rënë me 3% në nisje të tregtisë së kësaj Jave, ndërkohë që rritja e rasteve me Omicron në Europë dhe SHBA, shtuan shqetësimet se masat e reja të kufizimeve mund të godasin kërkesën për karburant. Nafta Brent, çmimi referencë në bursën e Londrs, ra me 2.9% në 71.38 dollarë për fuçi, ndërsa nafta bruto amerikane (WTI) humbi 3.5% në 68.41 dollarë për fuçi. Analistët thanë se humori negativ mbi naftën po ecën paralelisht me pesimizmin në tregjet e kapitalit.
Holanda hyri në karantinë ditën e Diel dhe mundësia e më shumë masave përpara Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri po shtohet në shumë vende europiane. Autoritetet në SHBA i bënë thirrje amerikanëve që të marrin doza nxitëse, të vendosin maska dhe të jenë të kujdesshëm kur të udhëtojnë gjatë pushimeve të Dimrit, ndërkohë që Omicron po bën kërdinë në botë dhe pritet të bëhet mbizotërues në vend. Ndërkohë, firmat amerikane të energjisë kanë shtuar këtë javë numrin e pusëve aktivë të gazit dhe naftës, për të dytën javë radhazi.
Numri i puseve aktivë të gazit dhe naftës, që përbën një tregues të hershëm për prodhimin e ardhshëm, u rrit me 3, në 579 në javën që përfundoi më 17 Dhjetor, që është niveli më i lartë që prej Prillit 2020. Megjithatë, priten eksporte më të ulëta nga Rusia në 56.05 milionë ton në tremujorin e parë 2022, nga 58.3 milionë në tremujorin e katërt 2021. Eksportet e naftës në Kinë ranë me 69% gjatë Nëntorit me bazë vjetore, ndërkohë që rafinerit i dhanë prioritet ofertës vendase, për të zbutur ngërçin tek rafineritë shtetërore.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.