Nafta i jep fund 6 sesioneve në rënie – Mbështetet nga dobësimi i dollarit amerikan. Delta kufizon rritjen

Nafta është rritur ndjeshëm në sesionin e sotëm, duke i thënë fund gjashtë ditëve me radhë në rënie, dhe po mbështetet nga dobësimi i dollarit amerikan. Në anën tjetër, shqetësimet për ngadalësimin e kërkesës nga varianti Delta ka kufizuar fitimet. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 67 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 64 dollarë për fuçi, duke u rimëkëmbur nga niveli më i ulët që nga 21 maji, të regjistruar javën e kaluar.
Të dy bençmarkët realizuar humbjet më të mëdha javore në 9 muajt e fundit, me Brentin e Londrës që ka me 8% dhe naftën bruto amerikane që ra me 9%. Shumë vende në botë po rikthejnë masat kufizuese për shkak të rritjes së infektimeve me variantin Delta të koronavirusit. Kina, që është importuesi më i madh i naftës në botë, vendosi kufizime të reja sipas politikës “zero tolerancë” ndaj koronavirusit, duke dëmtuar industrinë globale të transportit dhe të furnizimit.
Referuar të dhënave të tjera, prodhimi i naftës në SHBA u rrit në 11.4 milionë fuçi në ditë, në javët e fundit, ndërsa kompanitë e energjisë e rritën numrin e puseve aktive për të tretën javë me radhë. Investitorët po presin me një interes të veçantë takimin vjetor të Rezervës Federale në Jackson Hole, që zhvillohet të premten. Takimi do të zhvillohet “online” vjen në një kohë që infektimet me variantin Delta po rriten ndjeshëm në SHBA dhe në botë. Kjo mund të ndryshojë sinjalizimet e bankës qëndrore amerikane se do të fillojë gradualisht shtrëngimin e politikave monetare.
Klevis Llaha/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.