Nafta luhatet lehtë – Kërkesa e lartë në SHBA, nxit optimizmin

Çmimet e naftës u regjistruan në rritje gjatë sesionit të sotëm, duke marrë shtysë nga të dhënat që flasin për një kërkesë të fortë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në çelje të sesionit të sotëm, nafta brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 52.85 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 50.32 dollarëve për fuçi. Të dhënat më të fundit tregojnë se kërkesa për lëndë të parë në Shtetet e Bashkuara ka prekur nivelin më të lartë që prej të vitit të kaluar.
Gjatë muajve të fundit, në Shtetet e Bashkuara edhe prodhimi dhe rezervat kanë vijuar një trend rënës të qëndrueshëm. Gjithsesi, shqetësues mbetet OPEC, që pavarësisht angazhimit për të shkurtuar, vazhdon të rrisë prodhimin e naftës. Madje, prodhimi ka prekur nivelin më të lartë të vitit, në 33 milionë fuçi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.