Nafta, ndryshime minimale – Rusia shton konfuzionin për marrëveshjen e OPEC

Çmimet e naftës po qendrojnë në rënie edhe në sesionin e sotëm, për shkak të dyshimeve që kanë të bëjnë me gatishmërinë e Rusisë për të shtyrë marrëveshjen për uljen e prodhimit mes eksportuesve më të mëdhenj të naftës në botë. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 63.4 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 57.6 dollarë për fuçi.
Çmimet e naftës janë rritur me rreth 40%, që nga mesi i këtij viti, të mbështetur nga akordi i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës dhe prodhuesve të tjerë, duke përfshirë edhe Rusinë, për të reduktuar prodhimin me 1.8 milionë fuçi në ditë. Marrëveshja skadon në mars të 2018, por në takimin e së enjtes pritet të shtyrje me të paktën 6 muaj. Analistët mendojnë se, ulja e prodhimit mund të shtyhet deri në fund të vitit të ardhshëm, por në takimin e qershorit të 2018 mund të diskutohet rishikimi i marrëveshjes, në varësi të ecurisë së tregut.
Rusia është e shqetësuar se, një shtyrje më afatgjatë mund të shkaktojë një rënie drastike të çmimeve. Në anën tjetër, ekziston shqetësimi se, rritja e çmimeve mund të shkaktojë një rritjen e prodhimit të naftës argjilore në SHBA. Përgjatë periudhës së marrëveshjes, rritja e prodhimit amerikan ka eklipsuar përpjekjet e OPEC.
Sipas një raporti të Institutit Amerikan të Naftës, rezervat amerikane u rritën me 1.8 milionë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 24 nëntor, në totalin e 457.3 milionë fuçive. Ndërsa analistët parashikonin një rënie të rezervave me 2.3 milionë fuçi.
Lidion Kulla/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.