Nafta në luhatje minimale – Pritet një stuhi edhe më e madhe në Karaibe

Çmimet e naftës janë regjistruar në luhatje minimale gjatë sesionit të sotëm. Dëmet e shkaktuara nga stuhia Harvey në Shtetet e Bashkuara nuk janë rikuperuar ende, ndërkohë që Karaibeve po i afrohet një stuhi edhe më e madhe.
Paçka se, pjesa më e madhe e rafinerive të naftës në vend kanë rinisur punën, ekspertët shprehen se, do të duhen javë të tëra përpara se industria vendase të rifitojë kapacitetin e plotë.
Në çelje të sesionit të sotëm, nafta brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 53.20 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 48.69.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.