Nafta në “marshim” – SHBA nxit çmimet, por ka ende shqetësime

Nafta ka vijuar rritjen edhe përgjatë ditës së sotme, duke iu drejtuar sesionit të 6-të me radhë me fitim.
Marshimi i çmimeve vjen si pasojë e të dhënave më të fundit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur prodhimi duket se është në rënie.
Gjithsesi, në treg vijojnë të jenë të pranishme shqetësimet që lidhen me mbingarkesën.
Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 47.51 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 44.95 dollarëve për fuçi.
Pavarësisht se, gjatë së mërkurës çmimet e nisën me rënie, më vonë gjatë sesionit trendi u përmbys, dhe të dy benchmark-ët fituan rreth 1 dollarë për fuçi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.