Nafta, në nivelin më të lartë që prej 2014! – Rritet prej ndërprerjeve në Turqi, që rënduan më tej perspektivën e ofertës

Nafta është rritur për të katërtën ditë radhazi në tregtinë e së Mërkurës, ndërkohë që ndërperja në një tubacion nga Iraku në Turqi, rriti shqetësimet mbi perspektivën e ofertës së dobët, në një periudhë të problemeve gjeopolitike në Rusi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Nafta Brent që kuotohet në bursën e Londrës u rrit me 0.5% në 87.9 dollarë për fuçi, duke vazhduar rritjen me 1.2% në tregtinë e kaluar. Kontrata preku 89.05% më herët gjatë tregtisë, në nivelin më të lartë që prej 13 Tetorit 2014. Nafta bruto amerikane u rrit me 0.8% në 86.07 dollarë për fuçi, duke vazhduar fuqizimin me 1.9% në tregtinë e ditës së Martë.
Indeksi amerikan preku më herët gjatë tregtisë 87.08 dollarë për fuçi, që është gjithashtu nivelin më i lartë që prej 9 Tetorit 2014. Operatori shtetëror turk i tubacioneve theksoi se ka fikur zjarrin pas një shpërthimi që ndërpreu fluksin e naftës në tubacionin Kirkuk-Cyehan, duke shtuar se do të kthehet në operim sa më shpejtë të jetë e mundur. Shkaku i shpërthimit nuk është ende i ditur. Tubacioni transporton naftën bruto nga Iraku, që është prodhuesi i dytë më i madh në Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës, drejt portit turk të Ceyhan, ku shkon më pas për eksport. Humbja vjen ndërkohë që analsitët projektojnë ofertë të dobët për vitin 2022, nxitur pjesërisht nga fuqizimi i kërkesës sipër projeksioneve, pavarësisht përhapjes së variantit Omicron. Disa projektojnë çmime të naftës në 100 dollarë për fuçi.
Shqetësimet mbi Rusinë, prodhuesin e dytë më të madh në botë, dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, prodhuesin e tretë më të madh të OPEC, kanë nxirë perspektivën. EBA bënë thirrje për një takim të Këshillit të Sigurisë së OKB, që të fajësojë sulmin në Abu Dhabi ditën e Hënë nga rebelët Houthi të Yemenit, që kërcënuan sulme të tjera. Nga ana tjetër, trupat rus janë mbledhur në kufirin me Ukrainën, ndërkohë që Shtëpia e Bardhë e ka quajtur krizën esktremisht të rrezikshme, duke thënë se Rusia mund të sulmojë në çdo moment.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.